Ish-Kryenegociatorja Tahiri: Pushteti i shkoi VV-së por çelësin e suksesit e ka opozita

Prishtinë | 05 Jan 2026 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-Kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se çelësin e suksesit e ka opozita, ndonëse pushtetin e ka marrë Vetëvendosje.

Në një shkrim ajo këtë e thotë duke iu referuar zgjedhjes së presidentit/es dhe votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“pushteti i shkoi VV-së por çelësin e suksesit e ka opozita – janë dy raste vendimtare, zgjedhja e presidentit te ri dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – mbetet te shihet si do t’ia kthej arrogancës, fyerjeve dhe mosbashkëpunimit të VV-së”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme