Ish-kryeprokurori Zhitia nuk do t’i gëzojë benificionet

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 14:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeprokurori Hilmi Zhitia nuk do të mund t’i gëzojnë benificionet që u takojnë ish-zyrtarëve të lartë publikë. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e Zhitisë në mbledhjen e sotme.

Refuzimin e kërkesës e ka arsyetuar anëtari i komisionit Bahri Hyseni. Ai ka thënë si ish-kryeprokurori kërkesën e ka paraqitur tash e disa muaj.

Por sipas tij, në kohë kur Zhitia kishte dalë në pension, Ligji që përcakton përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë nuk ka qenë në fuqi.

Me këtë ligj përcaktohen kriteret sipas të cilave saktësohet se cilët persona konsiderohen ish-funksionarë të lartë në Kosovë, të drejtat që u takojnë në bazë të funksionit të ushtruar me parë dhe procedura e realizimit të këtyre të drejtave.

Sipas këtij ligji, ish-funksionarë të lartë të Republikës së Kosovës konsiderohen: ish-kryetari i Kuvendit, ish-kryeministri dhe ish Kryetari i Gjykatës Supreme; “Institucion Përgjegjës” nënkupton Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Kuvendin e Kosovës, ose Gjykatën Supreme të Kosovës.

Ish-funksionarët e lartë që kanë ushtruar së paku gjashtë muaj njërin nga funksionet e përcaktuara në nenin 2 pika 3 të këtij ligji, e fitojnë statusin e ish-funksionarit të lartë për të realizuar pagë mujore në lartësi prej 70% të pagës aktuale të funksionit përkatës.

Një Institucion Përgjegjës siguron për secilin ish Zyrtar të Lartë një hapësirë të përshtatshme zyre të mobiluar dhe të pajisur. Shpenzimet e komunikimit (p.sh: telefoni, interneti) nuk kalojnë shumën 1200 € në vit. 3.8.

E veja ose i veu dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare të secilit ish Zyrtar të Lartë kanë të drejtë të marrin një përfitim monetar në një vlerë vjetore prej 60 % të përfitimit të saktësuar në paragrafin 1 të këtij neni, e paguar për çdo muaj nga Institucioni Përgjegjës përkatës gjatë periudhës së saktësuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Të ngjashme