Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sërish para Gjykatës

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është paraqitur sërish në sallën e gjyqit të enjten, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Të ngjashme