Ish-kryetari i FBK-së konfirmon rikthimin e KB Pejës në Superligë

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

KB Peja po rikthehet në elitën e basketbollit kosovar dhe tani ky lajm është konfirmuar.

Ka qenë ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu që ka njoftuar për rikthimin e KB Pejës.

Belegu ka thënë se FIBA dhe FBK do të marrin vendim që ta rikthejnë KB Pejën direkt në Superligë.

Njëra nga skuadrat më të mëdha të basketbollit kosovar u largua vitin e kaluar nga garat pasi nuk arriti t’i kryente obligimet financiare ndaj FBK-se dhe FIBAS.

“FIBA dhe FBK do ta marrin vendimin për rikthimin e KB PEJA edhe atë direkt në Superligën e Kosovës, transmeton telegrafi. Largimi i KB PEJA nga Superliga vitin e kaluar ka qenë humbje e madhe për të gjithë dhe mu për këtë arsye ky rikthim do të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për sportin pejan, por në përgjithësi për sportin kosovar.

Ftoj qytetarët e Pejës e sidomos bizneset të solidarizohen dhe përkrahin krenarinë e qytetit të tyre që t’i kthehet shkëlqimi që e ka pasë dikur, duke e shfrytëzuar ligjin e sponzorizimit të aprovuar kohë më parë nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme