Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.
Mirëpo, “Indeksonline” mëson se ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc do të largohet nga spitali i Luginës.
Merret vesh se Musliu do të udhëtoj sot për Turqi për trajtim të mëtutjeshëm, raporton Indeksonline.
Ndryshe, para disa ditësh, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, respektivisht ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i bënë një vizitë në spital ish-liderin e UÇPMB-së.