Ish-luftëtari i UÇK-së në Tiranë: Spiunët shqiptarë i çuan ish-komandantët në Hagë

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-luftëtari i UÇK-së Abdulla Veseli nga sheshi Skënderbej në Tiranë, ku ka mbërritur për të mbështetur luftën e UÇK-së ngriti akuza ndaj shqiptarëve që sipas tij kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së.

“Kam qenë edhe në Hagë dhe do jem në krah të mbrojtjes së lirisë së pastër. Ne nuk kemi bërë krime kemi luftuar për çlirimin e Kosovës dhe krerët e UCK që janë në Hagë janë të pafajshëm. Por një pyetje kam për popullin shqiptar e kam dyshime se spiunët shqiptarët i kanë çuar në Hagë. Aktakuzat nuk qëndrojnë janë nga Rusia e Serbia nuk ka shqiptar që ka bërë krime në popullin serb e kosovar. Ne nuk kemi bërë krime, krime e masakra kanë bërë serbët”, tha Veseli për A2 CNN.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe të luftojmë për liri.

“Shqiptarët të bashkohen, të jemi një dhe të luftojmë për liri se boll kemi qenë të shtypur dhe të bëhemi një dhe të jemi më të fortë”, shtoi ai.

“Pjesë e UÇK kanë qenë edhe nënat e motrat tona, që kanë ndihmuar UÇK. 80% e gjinisë mashkullore janë angazhuar për t’u çliruar Kosova dhe për të as këtë liri që gëzojmë sot. Ne jemi afër shumë me Hashim Thaçin, kemi qenë edhe në shkollë dhe jemi njohur herët. Na i morën dhe e çuan padrejtësisht dhe ne do luftojmë deri në fund deri sa të lirohen”, u shpreh Veseli për A2 CNN.

“Shpresat tona janë në SHBA se po të mos ishin SHBA nuk do ishim të lirë dhe SHBA do kontribuojë deri në fund që të lirohen”, permbylli me tej.

Të ngjashme