Rreth 17 persona, të profileve të ndryshme, do të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ish-ministra e deputetë, si dhe drejtues të AKP-së, do të intervistohen, nga java e ardhshme.
Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar të mbajtur të martën.
Kryesuesi i këtij komisioni, Hajrullah Çeku, i cili vjen nga radhët e VV-së, bëri të ditur në listën e parë të dëshmitarëve janë: Ali Sadriu, Haki Shatri, Ahmet Shala, Besim Beqaj, Blerim Rexha, Bujar Dugolli, Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, Haxhi Arifi, Joachim Ruecker, Andrea Capussela, Shkelzen Lluka, Valon Tolaj, Ekrem Hajdari, Mrika Tahiri, Avni Jashari.
Komisioni gjatë mbledhjes vendos që intervistat të nisin nga java e ardhshme apo më vonë.
Ndërsa, përzgjedhja e ekspertëve të jashtëm nuk është bërë publike. Po ashku, komisioni kanë bërë kërkesa të reja për qasje në dokumentet zyrtare.