Ish-Ministri Bajram Hasani, përmes një shkrimi publikë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sot është bërë pjesë e partisë së AAK-së, shkruan EkonomiaOnline.
Hasani tutje është shprehur falënderues, pasi siç shkruan ai është përkrahur dhe pritur ngrohtë nga kjo parti.
Shkrimi i plotë:
Të dashur miq, sot Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ma dha besimin që të jem pjesë e Kryesisë së kësaj partie.
Falënderoj për përkrahjen e parezervë edhe kryetarin, Ramush Haradinaj.
I falënderoj për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen.
Besimin tuaj do ta përthej në punë dhe angazhim për partinë dhe Kosovën!