U.D. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka emëruar këshilltar të jashtëm, Pierre Kohler, ish-kryetarin e Komunës së Delemontit të Republikës së Kantonit Jura në Zvicër Pierre Kohler.
I zgjedhur në Qeveri në moshën 29 vjeçare (1993), si ministër, ai emërohet në krye të Departamentit të Mjedisit dhe Pajisjeve nga 1993 deri në 2002 (njëherit dhe Kryetar i Qeverisë në 1995 dhe 2000). Kohler pastaj zgjidhet në Parlamentin Zviceran, në Këshillin Kombëtar dhe më në fund zgjidhet Kryetar Bashkie në Delémont, nga 1 janari 2009 deri më 21 mars 2015. Në kuadër të funksioneve të tij politike ai mban lidhje të ngushta me komunitetin kosovar në Zvicër dhe merr pjesë në disa misione në Kosovë. Si këshilltar kombëtar, ai është themeluesi dhe kryetari i Grupit ndërparlamentar zviceran-kinez (2005-2008). Si ministër i Mjedisit, ai urdhëroi sanimin e deponisë së mbeturinave më rrezikshmeri speciale në Bonfol, sanim i cili kushtonte gjysmë miliardë franga zvicerane. Në vitin 2002, ai përfaqësoi Zvicrën në Samitin e Tokës-planetarë në Johanesburg (Afrikë e Jugut). Ai ka qenë gjithashtu kryetar i komiteteve të Via Jura (Moutier) dhe Pays Romand – Pays Gourmand, nënkryetar i komitetit të Ekologjisë Liberale dhe Agjencisë për Energji të ripërtërishme dhe të efiçencës Energjitike (AEE). Pierre Kohler e ndal karrierën e tij politike në vitin 2015 dhe fillon në artin bashkëkohor (kursin historik në Drouot në veçanti) dhe krijon një muze unik të artit optik në Evropë.