Ish-ministri i Shëndetësisë: Në kohën e pandemisë u keqpërdor paraja publike

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka thënë se shkas për inicimin e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë ka qenë vdekja në Qendrën e Studentëve e të riut Agron Musliu, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në kohën e pandemisë ka pasur mundësi të ketë edhe abuzime të parasë publike.

“Kishte me qenë mirë me bë një sqarim sa i përket punës së komisioni parlamentar për shëndetësi, është e vërtet se shkas ka qenë humbja e Agron Musliut dhe si kuvend duhet të bëjmë diçka kur privohet jeta e qytetarëve të vendit”.

“Çështja e pandemisë ka sjellë edhe gjëra të tjera që nuk janë bërë të rregullta dhe se ka pasur mundësi të abuzimit të parasë publike dhe të gjitha këto kanë krijuar një situatë se ngritja e komisionit hetimor parlamentar është e domosdoshme”.

“Disiplina financiare dhe mënyra se si menaxhohet karantinat janë obligim i i përditshëm dhe kjo ka qenë arsyeja për ngritjen e komisionit dhe konsdierfojmë që ka pasur fakte. Eliza Hoxha dhe Bekim Haxhiu, anëtarë të komisionit”.

Të ngjashme