Një intervistë e ish-minsitrit Vesel Krasniqi e dhënë mbrëmë pas ngjarjeve të fundit në MINT ka nxitur një polemikë mes tij dhe ministrit të Financave të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka thënë se ish-ministri Vesel Krasniqi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare për shënjimin e naftës, e që sipas Muratit me një nënshkrim të tillë Vesel Krasniqi kishte krijuar një monopol për procesin e shënjimit të naftës.
Tutje Murati ka thënë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dorëzuar dokumentacione dhe provat të nevojshme, që janë të mjaftueshme për të ngritur edhe aktakuzë ndaj ish-ministrit Vesel Krasniqi.
Murati ka përmendur edhe me emër prokuorin, Milot Krasniqi, dhe thotë se edhe përkundër “dëshmive të nevojshme”, Prokuroria s’ka bërë asnjë veprim deri sot.
“Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot”, ka shkruar Murati.
Tutje ministry thotë se ish-ministri Veseli ftohet në intervistë në media dhe jo në prokurori. Derisa Prokuroria sipas Muratit po bën spektaktël.
“Por ja që Veseli ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori. Ndërsa prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias”, ka thënë Murati.
Ndaj këtyre deklarimeve të ministrit, ka reaguar Vesel Krasniqi duke thënë se Murati po bën presion ndaj Prokurorisë.
“Kjo që ju keni shënuar është drejtpërdrejt presion mbi prokurorin e shtetit dhe ndërhyrje në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi, në një reagim në postimin e Hekuran Muratit.
Sipas tij, Hekuran Murati është shkelësi më i madh i ligjit e Kushtetutës.
“Tu kisha lutur që të merreni me punët tuaja dhe jo me presion mbi gjygjsorin dhe prokurorin.Për ndryshe jam i gatshëm të kemi debat para publikut me ju”, ka shtuar ai.