Ish-ministrja e Drejtësisë reagon pas sulmit ndaj gazetarit Duriqi

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Haxhiu ka thënë se sulmet e tilla fizike janë cenim i mendimit e fjalës së lirë dhe se në shoqërinë tonë këto janë të patolerueshme.


Madje ajo ka thënë se çdokush ka të drejtë të mendojë dhe të shprehet lirshëm.

“Nuk duhet me domosdo të pajtohemi me mendimet, por medoemos nuk duhet të pajtohemi me asnjë sulm ndaj mendimeve e shprehjes së lirë. Sulmet e tilla fizike si kjo ndaj gazetarit Duriqi janë cenim i mendimit e fjalës së lirë. Në shoqërinë tonë këto janë të patolerueshme. Çdo sulm ndaj mendimit është njëherazi sulm ndaj lirisë, ndërkohë që pa këtë të fundit nuk mund të ketë as mendim. Andaj, çdokush ka të drejtë të mendojë dhe të shprehet lirshëm.

Gazetarit Duriqi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe i bëj thirrje organeve të rendit që sa më parë dhe me prioritet të trajtojnë sulmin e mbrëmshëm.”

Të ngjashme