Ish-partnerja e Stresit, Keisi shprehet krenare për fitoren e tij në BBVK: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, e lumtur për ty

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur, Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Në këtë rrugëtim të gjatë prej 103 ditësh izolimi në shtëpinë e famshme, reperi nga Shqipëria ka shfaqur edhe një anë tjetër, të panjohur deri më tani nga publiku dhe fansat e tij.

Ai u përfshinë në shumë debate, krijoi shumë situata pa lënë anash edhe rrëfimet nga jeta e tij private dhe martesa me ish-partneren Keisin.

Në shumë raste rap-artisi u shpreh i penduar për përfundim e marrëdhënies me të madje edhe kërkoi ribashkim në të ardhmen.

Keisi në anën tjetër ndonëse qëndroi larg vëmendje ajo më në fundi kishte bërë një reagim duke i dërguar atij në video-mesazh ku edhe ia shprehte përkrahjen për të fituar BBVK.

Ndërkohë, edhe në mbrëmjen e finale, Keisi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku tha se po e priste fitoren e tij.

Ndërkaq, menjëherë pas shpalljes fitues të Stresit, ish-partnerja e tij bëri një tjetër reagim tha se ishte krenare dhe e lumtur për të.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, krenare dhe e lumtur për ty”, ka shkruar Keisi.

Mbetet të shihet si do të vazhdojë raporti i ish-çiftit që kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin prej vitesh.

Të ngjashme