Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Katalunisë tashmë është një fakt.
Parlamenti miratoi rezolutën e shpalljes së shtetit të pavarur dhe sovran në saje të 70 vota për, dhjetë kundër dhe dy abstenimeve.
Kjo ka bërë që disa sportistë dhe udhëheqës të skuadrës së Barcelonës të jenë ndër të parët që urojnë popullin e tyre.
Një ndër ta është edhe mbështetësi më i madh i pavarësisë së Katalunisë, ish-presidenti i skuadrës së Barcës, Joan Laporta.
“Ëndrra është bërë realitet. Për gjyshërit tanë, për prindërit tanë, për fëmijët tanë, për të gjithë. Rroftë Republika Katalane”, ka shkruar në Twitter, Laporta.
Ky i fundit ditë më parë ka qëndruar në Shqipëri, ku ka takuar zyrtarët e klubit të Skënderbeut.
Ndryshe, Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas.