Ish-presidenti Hashim Thaçi arriti në familjen e tij në Burojë

Prishtinë | 21 Mar 2025 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ish- presidenti , Hashim Thaçi, pas nderimeve te varri i babait të tij Haxhi Thaçi në Burojë të Skenderajt, ku vuri një kurorë me lule, arriti në familjen e tij në këtë fshat, raporton Ekonomia Online.   

Ish- presidenti Thaçi arriti nga Haga në Kosovë paraditen e sotme, pesë ditë pas ndarjes nga jeta të babait të tij.   

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për moslejimin e pjesëmarrjes së Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij të martën, më 18 mars 2025, kishte ngjallur një valë reagimesh të rrepta në Kosovë.

Të ngjashme