Fernando Martín Álvarez, që ishte president i Real Madridit nga janari i vitit 2016 deri në prill të po atij viti, është shtruar në spital që disa ditë dhe është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.
Javën e kaluar, ndërroi jetë nga kjo sëmundje ish-presidenti tjetër i Real Madridit, Lorenzo Sanz.
Martín, de 72-vjecar, mori presidencën e klubit pasi Florentino Pérez dha dorëheqjen në shkurt 2006. Në ato dy muaj, skuadra nuk humbi asnjë ndeshje në ligë, por u eliminua nga Champions League nga Arsenali.
Ai është i shtruar në spitalin Puerta de Hierro dhe gjendja i është vështirësuar nga koronavirusi.
Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë, pas Italisë.
Deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në mbi 30 mijë, derisa rreth 2.200 kanë ndërruar jetë.