Ish-presidenti përkujton komisionerin e PD-së

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 19:09 | Nga

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu priti sot në një takim familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu i cili humbi jetën në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit.
Me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, Moisiu, shprehu konsideratën e tij për komisionerin demokrat

Ish-Presidenti tha se figura te tilla janë shembull për të gjithë ne.

“Kur për të mbrojtur idealet nuk e kursen jetën je një shembull për të gjithë. Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë”, – tha Moisiu në pritjen për familjarët e Frangut.

Ai nuk harroi të jepte dhe një mesazh për politikën ku kërkoi që mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit të mos vihet asgjë.

Gjithashtu një falënderim pati edhe nga ana e familjarëve të Kujtim Frangut për ish-Presidentin Alfred Moisiu për kontributin e tij ne nderimin figurës së dëshmorit Kujtim Frangu ndërkohë shprehën edhe një herë mirënjohjen për vlerësimin e dhënë për “Merita të veçanta civile” dhe Ministrinë e Brendshme e cila e nderoi me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme