Ish-prokurori i Kosovës, Elez Blakaj, ka reaguar pas debatit rreth Vettingut dhe reformave në drejtësi.
Blakaj tha se rregullat kanë kuptim vetëm atëherë kur zbatohen, dhe se të gjithë e dinë se Kushtetua e Koosvë përmban çdo normë ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.
Tutje, ai tha se degradimi dhe zhvleftësimi në pavarësinë e sistemit gjyqësor ka ardhur nga vet ata.
“Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi” deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje”.
“As sot, as nesër dhe në asnjë rrethanë kjo “pavarësi” nuk do te arrihet dhe bëhet, NËSE NE NUK SILLEMI SI TË TILLË, pavarësisht se Kushtetuta e vendit e thotë dhe e konfirmon,… e kotë është! Pra, në esencë këtu problemi është se nuk po zbatohet rregulla dhe parimi, andaj është gjithë ky reagim dhe mospajtim”, ka shkruar Blakaj në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, Blakaj tha se për shumë ish-kolegë të tij, prokurorë e gjyqtarë, të cilët sipas tij, kanë bërë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe profesionalizëm, kjo nuk mund t’i lejohet një pjese ta keqpërdor këtë dhe të fshihet pas siç e quajti ai “pavarësisë” me të cilën sipas tij asnjëherë nuk janë identifikuar dhe nuk e kanë përfaqësuar.
“Andaj, nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht”, ka shkruar Blakaj, përcjellë Klankosova.tv.
Në fund, ish-prokurori tha se Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial e gjyqësor, teksa përshëndeti të gjithë ata, të cilët sipas tij, janë të pavarur dhe se nuk e kanë shqetësim reformën në drejtësi dhe Vettingun.
“Të pavarur, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë”, është shprehur ish-prokurori Blakaj.