Ish-prokurori Elez Blakaj duket të jetë i afërt me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në] Facebook, shihen disa fotografi nga një ndejë e organizuar në Amerikë ku prezent përveç Elez Blakajt është edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi.
“Le të shkon Lumezi, le të vije Elezi”, kështu tha Albin Kurti në një tubim me qytetarë në Podujevë, nga ku paralajmëroi se me ardhjen e tij në pushtet, kryeprokurorin Lumezi do ta heqë nga detyra.
Cak i Kurtit, sipas asaj që ai thotë vazhdimisht, është që prokurori i dorëhequr nga rasti “Veteranët”, Elez Blakaj të caktohet si kryeprokuror i shtetit.
Ndonëse këto deklarata po shihen të jenë si ndërhyrje direkte në politikës e drejtësi, partia e Kurtit siç duket ka edhe lidhje të tjera me ish-prokurorin që tashmë jeton në Amerikë.Blakaj, duket të jetë i afërt me Vetëvendosjen.
Në rrjetin social, Facebook, mund të shihen disa fotografi nga një ndejë e organizuar në SHBA, ku prezent përveç Elez Blakajt është edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi., shkruan Lajmi.net
Lajçi është përsëri në listën e Vetëvendosjes për deputet.