Ish-redaktori në KTV, Kastriot Sylejmani i është bashkuar Nismës Socialdemokrate. Sylejmani që kishte ushtruar profesionin e gazetarit për 13 vite, ditë më parë i është bashkuar partisë së që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.
Sylejmani është zgjedhur koordinator i Nismës Socialdemokrate në Viti. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, Leotrim Berisha, këshilltari për media i Limajt.
“Po mund të ju konfirmoj se Sylejmani i është bashkuar Nismës Socialdemokrate, po ashtu ai ditë më parë është zgjedhur koordinator në Viti”, ka thënë Berisha.
Sylejmani kishte qenë pjesë e KTV-së për rreth 13 vite, por në nëntor të vitit të kaluar ai kishte lënë punën e redaktorit për t’iu bashkuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si këshilltar i ministres Albena Reshitaj.