Ish-sekretari Mike Pompeo humb 41 kg për gjashtë muaj

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Ish -sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka rënë dukshëm në peshë. Disa fotografi të publikuara në mediat amerikane javën e kaluar – teksa shkruanin për mundësinë e kandidimit të Pompeo për president në zgjedhjet e vitit 2024, ngjallën reagime e dyshime të shumta lidhur me peshën e tij.

Por në një intervistë dhënë mbrëmë Foxit, Pompeo ka treguar se si ka rënë në peshë për -41 kilogramë.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë teksa ‘ka ndryshuar komplet mënyrën e të ushqyerit’.

Nuk ka asgjë që mund t’ia mohojë trasnformimin fizik, Pompeo, shkruan Guardian.

Por, pohimet e tij se ka humbur peshë nga një dietë e vogël dhe ushtrimet fizike, kanë ngjallur kontradikta në mesin e nutricionistëve dhe profesionistëve të industrisë së fidnesin – pasiqë – siç shkruan Guardiani, shumë prej tyre nuk besojnë se ‘një humbje kaq dramatike e peshës trupore mund të ndodhë pa ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës (më saktësisht, të ushqyerit).

“41 kilogramë për gjashtë muaj, është e pabesueshme”, thotë një ekspert i fitnesit nga Kansasi për Guardianin. ‘E veçanërisht në moshën e tij (z.Pompeo)’, vazhdon tutje ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme