Ish-spiuni rus Skripal u helmua në banesën e tij në Londër

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 13:45 | Nga

Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, të helmuar më 4 mars, patën kontaktin e parë me lëndën toksike në banesën e tyre në Britani të Madhe, njoftoi sot polirica britanike.

“Ekspertët përcaktuan se përqendrimi më i lartë i agjentit neurotoksik ndodhej në portën hyrëse të kësaj banese”, njoftoi policia në një komunikatë.

“Gjurmë të agjentit nervor u gjetën gjithashtu edhe në vende të tjera që kishin kërkuar hetuesit javët e fundit, por në përqendrime më të ulëta se sa ato të gjetura në banesën e tij”, theksoi Dean Haydon i policisë londineze.

Londra akuzoi Rusinë se është përgjegjëse e helmimit të Sergei Skripal dhe të vajzës së tij, ndërsa Moska i ka mohuar këto akuza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme