Rodolfo Vanoli dhe do të dëshironte të drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Tekniku italian të martën ka konfirmuar për gazetën se ka aplikuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për postin e seleksionuesit, i lënë bosh pas largimit të Albert Bunjakit, por nuk ka dashur të flasë më shumë rreth kësaj pune me arsyetimin se nuk ka diçka konkrete, raporton Koha Ditore.
Por, ajo që 54-vjeçari ka thënë është se do t’i pëlqente një përvojë në krye të përfaqësueses që sapo mbylli ciklin e parë eliminator.
Nën drejtimin e Bunjakit, Kosova përfundoi e fundit në grupin e saj eliminator për Botërorin “Rusia 2018” me një barazim e nëntë humbje.
“Për momentin nuk kam dëshirë të flas shumë për këtë, por them se do të isha shumë i lumtur nëse do të vija në Kosovë”, është shprehur Vanoli.