Sot është liruar nga burgu ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj. Lekaj ka qenë i dënuar nga Gjykata për krime të luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmu avokati Teki Bokshi.
“Sot lirohet nga Burgu Padinska Skela – Beograd Anton Lekaj nga Gjakova i cili është gjykuar nga Gjykata për krime te luftës ne Beograd. Ka qene i dënuar 13 vite për krime lufte kundër popullsisë civile– neni 142 te KP te ish RSFJ. Dënimin e ka vuajt deri ditën e fundit. As një minuat nuk ia kane fale”, tha Bokshi.