Ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda-SHOTA, është ftuar nga Gjykata Speciale. Lajmi është konfirmuara nga Ganimete Musliu e PDK-së, që ka thënë se Doda do të paraqitet më 26 janar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.
“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!” – ka shkruar Musliu në Facebook.