Ish-ylli i Realit po luan në rangun e tretë të Holandës

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kur Royston Drenthe i përgjigjet telefonatës, ai është rrugës për një seancë të fotove në Amsterdam. Është i angazhuar nga një kompani e të brendshmeve dhe do të jenë disa ish-lojtarë.

“Unë nuk i kam më muskujt e barkut që i kisha dikur, por prapë më duan”, thotë Drenthe duke qeshur.

Ish-futbollisti anësor i Feyenoordit, Real Madridit dhe Evertonit gjithmonë ka qenë i interesuar të provojë gjëra të reja. Për një njeri që ka eksploruar në muzikë, modë, parfume dhe poker, asgjë nuk është befasi, shkruan sot Koha Ditore.

Në moshën 32-vjeçare, Drenthe po luan për Kozakken Boys në kategorinë e tretë të Holandës. Ai dikur ishte një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, nëse jo në botë, por karriera nuk shkoi sipas planit, ndërsa u pensionua përkohësisht në moshën 29-vjeçare.

“Dy vjet pasi që ndalova, më duhej diçka e re. Thjesht duhej të gjeja veten”, ka thënë Drenthe.

Në verën e vitit 2007, Drenthe ishte vlerësuar si superylli i ardhshëm i Holandës, pasi kishte udhëhequr vendin e tij drejt triumfit në Evropianin U-21, ndërsa u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme