Ish zëdhënësi i Tribunalit të Hagës për Ish Jugosllavine dhe ish zv-Kryeminstri i Kosovës Dardan Gashi thotë se publikimi zyrtar i propozim aktakuzes është skandaloze dhe jashtë cdo praktike në drejtesinë ndërkombetare.
“Shihet qartë se publikimi ka ndodhur për të blllokuar proceset e arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Vet gjuha e përdorur në kumtesën e Prokurit është ofenduese dhe skajmërisht e politizuar. Shpresoj që Gjykata do ta merr me seriozitet lëshimet serioze të Prokurorisë dhe prapavinë politike dhe të refuzojë një aktakuzë të tillë”, ka thënë Gashi.