Në shkurt të këtij viti, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, u bë nënë për herë të dytë.
Tri vite pas ardhjes në jetë të vajzës, Laura dhe bashkëshorti i saj, Theodhori Cami, u bënë me djalë.
Gjatë kësaj periudhe, daljet e saj në publik kanë qenë të pakta. Por së fundmi, Laura është fotografuar nga revista “Bordo”, teksa ndodhej në prezantimin e librit të ri të Grida Dumës.
32-vjeçarja shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë bezhë, make-up të thjeshtë dhe flokët e lëshuara, duke i lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj.
Duhet thënë se ajo është në super formë fizike, megjthëse ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.