Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Në këtë takim, u dakorduan që Kosova dhe Serbia më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Kjo për ish-zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi është rrugë e gabuar.
Ai në një prononcim për Front Online tha se Brukseli është për çështje politike, e jo për rregullore financiare.
“Është gabimi numër një, në Bruksel nuk diskutohen rregulloret e BQK-së, por diskutohen çështjet politike e të tjera të cilat janë në platformën e bisedimeve vetëm prej vitit 2011”, u shpreh ai.
Ish-zv/ministri i Financave: Qeveria nuk ka të drejtë të propozojë asgjë, rregullorja e BQK-së duhet të implementohet.
Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi në një prononcim për Front Online ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë të propozojë asgjë në lidhje me çështjen e dinarit.
Gashi që njëherësh ishte edhe ish-zv/guvernator i BQK-së thotë se duhet të implementohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nuk e di Qeveria se çka dëshiron me propozu, Qeveria nuk ka as të drejtë me propozu, Qeveria nuk ka organ e cila i rregullon rregulloret e BQK-së, kështu që unë nuk e di se çfarë obligimi ka marr Qeveria për me propozu se qysh po thonë. Kurrfarë propozimi nuk duhet, duhet me implementu rregulloren mbi operacionet për paratë e gatshme në Kosovë e cila është nxjerr nga Banka Qendrore, e cila duhet të implementohet ashtu siç shkruan në rregullore”, ka thënë ai.
Ish-zv/guvernatori i BQK-së: Qeveria e shkel me dy këmbë Kushtetutën nëse përzihet në rregulloren e BQK-së.
Ish- zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fatmir Gashi është shprehur kundër që Qeveria të del me propozime për zgjidhjen e çështjes së dinarit.
Ai thotë se këto punë nuk i takojnë Qeverisë dhe nëse e bënë këtë i bie se po e shkel Kushtetutën .
Sipas tij, Qeveria nuk ka të drejtë të përzihet në rregulloren e BQK-së.
“Duhet të bëhen përgatitje dhe këtu është gabimi, është dashur që palët të kryejnë përgatitjet për këtë rregullore dhe pastaj të nxirret rregullorja, është dashur të kryhet e gjitha, ngritja e infrastrukturës në veri, të ngritën krejt institucionet që janë të nevojshme për implementimin e saj dhe pastaj të nxirret kjo rregullore”, u shpreh ai.
Ai thotë se BQK është i vetmi organ që mundet me dhënë propozime.
Sipas tij, Qeveria po e shkel me këmbë Kushtetutën.
“Unë mendoj që i vetmi organ është BQK, është bordi i saj i cili mundet me dhënë propozime dhe mundet me dhënë sugjerime se çka të ndodh me këtë rregullore. Qeveria absolut nuk ka të drejtë. BE mundet me kërku gjithçka, por nuk ka ingerencë Qeveria, në qoftëse përzihet Qeveria në rregullore, Qeveria e shkel me dy këmbët Kushtetutën dhe i shuan organet e pavarura të Kosovës, nuk ka nevojë që Qeveria me u përzi, s’ka pasë nevojë hiq, por Qeveria u përzi dhe tani e ka nxjerr këtë problem, e ka kthy prej legales, në politike”, ka thënë ai.
Rregullorja Bankës Qendrore që hyri në fuqi më 1 shkurt duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka nxitur reagime të shumta.
Ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re, por një gjë e tillë nuk u pranua nga institucionet e Republikës së Kosovës.