Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), Avdi Ibrahimi, ka njoftuar të ketë marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Ndonëse nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar, Ibrahimi ka thënë se ai do të paraqitet në Hagë më 2 tetor të këtij viti, sipas ftesës që i ka ardhur.
Ibrahimi ka thënë të jetë intervistuar edhe dy herë më parë nga Gjykata Speciale e EULEX-it, ku thotë të ketë paraqitur dëshminë e tij se “vërtet unë nuk kam asfarë njohurie të ketë bërë dikush nga njerëzit e UÇK-së ndonjë krim”.
“Pretendime të tilla të pabaza i kam hedhur poshtë dhe ashtu do të ndodhë edhe në rastin kur të paraqitem sërish para Gjykatës Speciale të Hagës”, ka deklaruar Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 i ZOP-it, Avdi Ibrahimi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar, dhe shumë të respektuar bashkëkombës
Ndjej një obligim moral e qytetar t’ju njoftoj se sot rreth ores 14, 20 minuta kam marrur ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë të paraqitem më date 02 tetor 2019.
Përkundër bindjeve që kamë për këtë gjykat politike të sajuar nga shpifjet, të pavërtetat e shtetit serbë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së, edhe pse unë nëpërmjet shkrimeve të cilat i kam bërë publike kam shprehur hapur kundërshtimin e kësaj gjykate të ngritur mbi bazën e raportit të Dik Martit, por që e ka miratuar Këshilli Europian. Njiherit është miratuar edhe në Kuvendin e Koosvës.
Edhe pse dihet botërisht se në luftën e Kosovës shteti i Serbisë ndaj popullatës së Kosovës ka kryer krime ekonomike, shkatërrime, e ka bërë plaqkitje nga më të ndryshme, njikohësisht edhe ka bërë masakra të papara mbi popullatën shqiptare në të gjitha grup moshat. Duke besuar në drejtësi të paanshme, do të paraqitem në kohën e caktuar në hetuesin e Gjykatë Speciale për intervistim.
Jam intervistuar vite më parë, edhe dy here të tjera nga Gjykata Speciale e EULEX, dhe deklarata ime ka qenë publike, se vërtet unë nuk kamë asfarë njohurie të ketë bërë dikush nga njerëzit e UÇK-së ndonjë krim, pretendime të tilla të pabaza i kam hedhur poshtë dhe ashtu do të ndodhë edhe në rastin kur të paraqitem sërish para Gjykatës Speciale të Hagës.
Avdi Ibrahimi Luftëtar Veteran i UÇK-së (ish.zv.kom. i brigades 128 të ZOP)
Prizren, më 23 korrik 2019