Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila është edhe e mbijetuar e masakrës së marsit të vitit 1999 në Podujevë, është emocionuar gjatë fjalimit të saj në Kuvend, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Bojujevci u përlot derisa foli për 12 qershorin e vitit 1999.
“Para 25 viteve, isha një vajzë e brishtë, gjysëm e gjallë, me zemër të thyer që nuk kisha pjesën më të madhe të familjes…më falni”, tha Bogujevci, e përlotur.
Ajo u duartrokit nga të gjithë në Kuvend, ku tha se ndihet e privilegjuar dhe shumë krenare që i shërben vendit.
“Sot para 25 viteve isha e shtrirë në spitalin e Prishtinës, isha bashkë më fëmijët e axhës që të gjithë të plagosur rëndë. Ne e paguam shumë shtrenjtë lirinë tonë, këto pasoja dhe kujtime të hidhura të këtij gjenocidi i kujtojmë edhe sot. Fatkeqësisht, Serbia ende nuk është penduar. Sot e për here përkulemi para dëshmoreve e dëshmorëve që ranë për lirinë tonë. Sot para 25 vitesh isha e thyer se nuk e kisha pjesën më të madhe të familjes por sot ndihem e privilegjuar se mund t’i shërbej popullit tonë. Përkujtojmë Fitoren e vërtetë se pa drejtësisë së gjatë”, ka thënë ajo.