Ekonomia Online
FUNDIT

Ishin duke përcjell një garë me qen, sulmohen fizikisht dy burra në Pejë

Ishin duke përcjell një garë me qen, sulmohen fizikisht dy burra në Pejë

Dy persona janë sulmuar fizikisht me dru të martën teksa ishin duke përcjell një garë me qen në fshatin Katund i Ri në Pejë. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në […]

Dy persona janë sulmuar fizikisht me dru të martën teksa ishin duke përcjell një garë me qen në fshatin Katund i Ri në Pejë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

Sipas PK-së, njëri nga viktimat është transferuar në QKUK.

“Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme