Ishte 12-vjeçar kur u plagos nga serbët në luftë, tash nuk merr asnjë ndihmë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Ishte vetëm 12 vjeçar kur u plagos në dorë nga forcat serbe.

Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogjan, teksa po u dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK-së, më 7 korrik 1998.

Shërimi në kohë lufte ishte sfidë e madhe.

Ahmetaj tregon se ka pasur raste kur ishte vendosur t’ia këpusin dorën e plagosur, e shpeshherë ishte operuar në kushte ekstreme, raporton Klan Kosova.

Shoku i ngushtë i Dardanit, Zeqë Malaj, kujton se ishte mërzitur fort kur ka marrë lajmin për plagosjen e moshatarit të tij.

https://youtu.be/w-w1bq7_4Wc?t=49


Të ngjashme