Qyteti i Goianias në Brazil është duke mbajtur zi për kryetarin e tij të bashkisë, Maguito Vilela, i cili ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Vilela u zgjodh në krye të bashkisë së qytetit brazilian, ndërsa ishte në koma të induktuar në spital. Ai nuk e dinte se ishte zgjedhur për të drejtuar qytetin e tij derisa i tha i biri një ditë kur doli nga koma.
Familja e kryebashkiakut ishte goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Dy motrat e tij të moshuara kishin vdekur gjithashtu nga virusi pak kohë më parë në një distancë 10-ditore.