Një foshnje 5 muajshe ka ndërruar jetë në QKUK. Policia ka njoftuar se foshnja e gjinisë femërore ishte shtetase e Shqipërisë.
“Mitrovicë 18.03.2023 – 13:30. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.