Ishte nisur drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pasi që i njëjti ishte duke udhëtuar drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij, përcjell Demokracia.com.

“KEQPËRDORIM I DOKUMENTIT-PKK Dheu i Bardhë 22.01.2022 – 08:15. Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme