Korfuzi është bërë ishulli i fundit grek që ka lëshuar një urdhër evakuimi, pasi vendi po përballet me zjarret.
Një zjarr ka shpërthyer në pjesën veriore të ishullit i cili është i njohur për turistët britanikë. Ai vjen pasi rreth 19,000 njerëz u evakuuan në ishullin Rodos, i cili gjithashtu është goditur nga zjarret.
Shumë persona u detyruan të largoheshin nga hotelet e tyre pasi flakët vazhduan të përhapeshin nga qendra e ishullit grek.
Greqia është përballur me nxehtësinë më të madhe ndonjëherë, me temperatura që janë mbi 40 gradë celsius në të gjithë vendin dhe zjarret janë ndezur për gati një javë në disa zona.
Një festë kombëtare që ishte planifikuar për të hënën është anuluar “për shkak të kushteve të jashtëzakonshme që mbizotërojnë në vend për shkak të zjarreve”, tha presidenca greke.
Të dielën vonë në mbrëmje, Shërbimi i Komunikimeve Emergjente i Greqisë publikoi urdhra evakuimi për një sërë zonash të Korfuzit.
Njerëzit në zonat e Santa, Megoula, Porta, Palia, Perithia dhe Sinies në ishull u është thënë të evakuohen.
Varkat në zonë ishin dërguar për të evakuuar banorët nga deti, tha një zyrtar qeveritar.
Korfuzi – në detin Jon në veriperëndim të Greqisë – është një destinacion i famshëm nga turistët, me qindra mijëra britanikë që e vizitojnë çdo vit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.