ISIS i detyron fëmijë t’i gjymtojnë të burgosurit

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 13:08 | Nga

Militantët në qytetin e Mosulit të shkatërruar nga lufta, i cili u çlirua këtë javë nga kapja e grupit terrorist, i kishin urdhëruar të rinjtë t’i ndëshkonin të burgosurit duke i kërcënuar se do t’ua vrisnin familjet.

Një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Hadya, ka thënë se ishte detyruar, bashkë me dy vëllezërit e vet Shadi, 5-vjeçar dhe Fadi 9-vjeçar, të sulmonin një të burgosur me hanxhar, transmeton Express.

Detajet e tmerrshme të ngjarjes së tyre të tmerrshme janë zbuluar në Dateline nga rrjeti i lajmeve australian SBS.

Duke e përshkruar trajtimin e saj në duart e një xhihadisti, Hadya ka thënë: “Ai erdhi dhe më tha, ‘Pritja këmbën, o dorën, dhe preje me thikë në fytyrë. Përndryshe, do t’ju largojë nga nëna juaj dhe do t’ju vrasë të gjithëve.”

Ajo ka thënë se frikësohej të refuzonte dhe se të treve u ishte dhënë nga një hanxhar.

“Më desh t’ia këputja dorën. E bëra,” ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme