ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 11:40 | Nga

Nga Kabuli i Afganistanit raportohet se forcat e sigurisë po zhvillojnë luftime kundër personave të armatosur afër kompleksit të Ambasadës së Irakut në Kabul, pas një sulmi vetëvrasës.

Zyrtarë të paidentifikuar policorë i kanë thënë agjencisë AP se një makinë-bombë ka eksploduar sot në afërsi të ambasadës irakiane, pas një përpjekjeje nga personat e armatosur për të depërtuar në ndërtesë.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Najib Danish, tha se diplomatët irakianë janë të sigurtë dhe se në sulm konsiderohet se ishin të përfshirë tre persona të armatosur.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ka raportuar agjencia propaganduese e këtij grupi, Amaq.

Në pamjet e postuara në mediat sociale shihen retë e tymit duke u ngritur në qiell. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Këtë vit në Kabul kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat janë fajësuar talibanët ose Shteti Islamik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme