Luftëtarët e ISIS kanë vrarë 11 ushtarë nigerianë në një sulm në Gajiganna, njoftoi grupi përmes agjencisë së tyre të lajmeve “AMAQ”.
Grupi i armatosur tha se sulmi u zhvillua në shtetin Borno të Nigerisë të premte, njofton Klan Kosova.
Ata publikuan fotografi kazerma të djegura dhe trupa të vdekur që pretendonin se i përkisnin ushtarëve.
Tri burime, përfshirë një burim nga spitali, i konfirmuan sulmin agjencisë së lajmeve Reuters. Burimet thanë se sulmuesit kryen sulmin me një motoçikletë dhe hapën zjarr ndaj banorëve dhe ushtarëve në disa të shtëna sporadike.
Sulmuesit u arratisën pasi ushtria thirri edhe forcat ajrore në mbështetje dhe përforcime nga një batalion në qytetin fqinj.