Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Gazmend Islami, i quan drejtuesit e OVL UÇK-së, promotorë të së keqes, të cilët po përkrahim njerëzit, që sipas tij, i kanë sjell dëme vendit.
Madje, Islami ka kërkuar nga të gjithë veteranët e UÇK-së të bojkotojnë, siç ka thënë ai “këta profiterë, matrapazë, të cilët e shkatërruan vendin.
“I reagoj ashpër kryetarit të OVL Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, të cilët janë bërë promotor të së keqes duke përkrahur njerëzit të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje. Ata, në vend që t’i përfaqësojnë vlerat e luftës dhe luftëtarët e lirisë, po përkrahin krimin dhe kërkoj nga veteranët e UÇK që t’i bojkotojnë këta profiterë, matrapazë, mashtrues, idiot, hajdutë, të korruptuar të cilët e shkatërruan vendin”, thuhet në reagimin e Islamit.