Islamic Relief Kosova ka shpërndarë çanta dhe materiale shkollore për fëmijët jetimë dhe fëmijët në kushte të vështira jetësore, raporton Ekonomia Online.
Eventi u mbajt në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, ndërsa numri total i fëmijëvë që do të ndihmohen për fillimin e vitit shkollor është 1 700.
Jetmira Zeka, moderatore e këtij eventi, ka thënë se ky aktivitet tashmë është tradicional për organizatën, ndërsa ka treguar se fëmijët që u pajisën me çanta janë nga gjithandej Kosovës.
“Ky aktivitet tradicional për më shumë se një dekadë ka pajisur mijëra fëmijë në përgatitjen e materialeve shkollore. Ekipet tona mundësojnë që ky projekt të jetë çdoherë i suksesshëm, bashkëpunimi me komuna të ndryshme të Kosovës ka sjellur një dimension tjetër të angazhimit në të mirë të komunitetit dhe grupeve të margjinalizuara”.
“Sot fëmijët që do të pajisen me çanta dhe materiale shkollore janë nga komuna e Prishtinës, Lipjanit, Fushë-Kosovës dhe Podujevës si dhe qindra fëmijë të tjerë gjithandej Kosovës që jemi mirënjohës që kanë kontribuar përmes fushatës ‘Çanta e Jetimit’”, ka thënë ajo.
Luljeta Gashi, udhëheqëse e departamentit për përkujdesjen e fëmijëve jetimë, është shprehur e lumtur që po i ndihmojnë fëmijët.
“Fokusi kryesorë i jonë është përkrahja në shkollim, ne si departament jemi të lumtur që kemi dhjetëra storie të suksesit nga fëmijët”.
Ndërsa, Lavdim Gashi, udhëheqës për ngritjen e fondeve lokale, ka thënë se këto çanta janë siguruar pas një mundi shumë të madh
“Këto çanta janë siguruar pas një mundi shumë të madh të stafit të Islamic Relief Kosova”.