Ismaili dhe Delawie bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 14:36 | Nga

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,Uran Ismaili, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Në këtë takim, Ministri Ismaili i ka falënderuar ShBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme