Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar plotësim ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan.
Përmes kësaj marrëveshje, Minsitria e Shëndetësië zotohet të bëj pagesën e mbetur të mjeteve në vlerë prej 562,969 euro. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i Shëndetësië, Uran Ismaili, tha se Qendra e re e Mjekësisë Familjare do të plotësoj të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit.
“Edhe 562 mijë euro të tjera për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan. Me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nënshkruam plotësim-ndryshimin e marrëveshjes së mirëkuptimit për këtë projekt, të cilin Ministria e Shëndetësisë e financon me 1 milion euro. Qendra e re e Mjekësisë Familjare do t’i plotësojë të gjitha kushtet për shërbime shëndetësore të dinjitetshme për qytetarët e Gjilanit”, tha ministri Ismaili.
Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu falënderimin e tij për zhvillimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Gjilanit.