Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në Facebook ka treguar dallimet në mes ultrazërit të vjetër dhe të ri në Kirurgjinë e Fëmijëve. Ai i është gëzuar faktit që fëmijët mund të i marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë.
Postimi i Ismailit i plotë:
“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vjet, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që e kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mundë t’i marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë”, shkruan Ismaili.