Ismaili: Me Hamzën kryeministër, nuk do të krijojmë armiq politikë, por punë të mira për qytetarët

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili, ka shprehur mbështetje për programin qeverisës të Bedri Hamzës, duke theksuar se një qeveri me Hamzën si kryeministër do të fokusohet në punë dhe zhvillim për qytetarët e Kosovës, pa dallime politike.

 Ismaili theksoi se përkushtimi do të jetë ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. #PDK131

“Në mbështetje të programit qeverisës të z.Bedri Hamzës për t’ia dhanë një shansë politike për #mamirë Kosovës  dhe ndërtimin e të ardhmes për qytetarët e saj! Me Bedri Hamza kryeministër, ne nuk do të krijojmë armiq politikë, por punë dhe vetëm punë të mira për qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme