Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kujtuar dëshmorët e Prishtinës në 22 vjetorin e rënies së tyre.
Ai tha se “i kujtojmë me nderim dhe përulje ata qe dhanë jetën për lirinë e vendit”.
“Djemtë dhe vajzat e kryeqytetit të Kosovës kapën pushkët dhe luftuan krah për krah bashkëluftëtarëve të tyre nga gjithë Kosova”, ka shkruar Ismaili.
Tutje Ismaili thotë se Kosova është e ngritur mbi themelet e forta të heroizmit, sakrificës dhe vetëmohimit.
“Kulmi i Republikës është angazhimi i secili prej nesh që përmes punës së ndershme ta përjetësojmë veprën e dëshmorëve të kombit”.
https://www.facebook.com/photo?fbid=317230109757125&set=a.272433197570150