Ismaili: Shëndetësia ka rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 11:09 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shëndetësia ka rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi, prandaj edhe duhet ta bëjmë atë më multidimensionale sesa që është sot, duke përfshirë rritjen ekonomike, edukimin shëndetësor dhe mirëqenien sociale.

Kështu ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në tryezën e rrumbullakët për “Shëndetin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), raporton Ekonomia Online.

“Investimi në shëndetin e qytetarëve qysh nga fëmijëria e hershme, si dhe sigurimet shëndetësore janë politika që ndikojnë në rritjen e produktivitetit, luftojnë varfërinë dhe ndihmojnë në lehtësimin e kursimeve familjare”, deklaroi Ismaili.

Kreu i MSh-së theksoi se moskujdesi shëndetësor dhe social në fëmijërinë e hershme ndikon në moszhvillim të qëndrueshëm, prandaj edhe kanë hartuar një strategji për këtë çështje.

“Pjesë e strategjisë është dhe zhvillimi i fëmijërisë së hershme. Kjo do të na shërbejë neve për të marrë politikat regjionale e ndërkombëtare, të cilat rrisin dhe produktivitetin në shoqëri”.

Ai foli dhe për investim në edukimin shëndetësor të popullatës. “Jemi të interesuar që praktikat ndërkombëtare që OBSh-ja i rekomandon t’i inkorporojmë në politikat tona shëndetësore, që ta bëjmë një prioritet kryesor shëndetësinë”, theksoi Ismajli.

Në këtë takim u theksua rëndësia e kujdesit shëndetësor në fëmijërinë e hershme, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.

Ardita Tahirukaj, nga OBSh, tha se korniza ligjore evropiane është udhëzues në punën e tyre si dhe është e adaptuar nga 53 shtete evropiane.

“Plani i përbashkët nga organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka tri shtylla kryesore: sundimi i ligjit, përfshirja sociale dhe shëndeti e mjedisi. Qëllimi i takimit është të theksojë rolin e shëndetit dhe gjithpërfshirjes së qëndrueshme, me ç’rast do të bëjmë identifikimin e vlerave, sfidave për shëndet të qëndrueshëm”, tha Tahirukaj, raporton Ekonomia Online.

Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se shëndetësia dhe mjedisi janë dy fusha të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Prandaj sipas saj, për të pasur një jetë të shëndetshme, duhet të kemi një mjedis të pastër, raporton EO.

“Për të pasur një jetë të shëndetshme duhet të kemi mjedis të pastër, për të ruajtur mjedisin nga ndotja MMPH ka bërë përgatitjen e legjislacionit për mbrojtje të mjedisit duke u bazuar në ligjet e Bashkimit Evropian. Po mundohemi që këto ligje që i kemi t’i bëjmë funksionale. Ne si ministri po bashkëpunojmë me MSh-në, pasi e kuptojmë rëndësinë kur është fjala për shëndet dhe mjedis. Me këtë qeverisje të re dhe strukturën që ka MSh shërbimi informativ shëndetësor do të jetë në nivel”.

“Dyfish mendoj që unë si ministre  të punoj që të luftoj që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit për vendin. Kërkojmë bashkëpunim të ngushtë me organizatat shëndetësore vendore dhe ndërkombëtare vetëm bashkërisht mund të bëjmë ndryshime për cilësinë e jetës tanë. MMPH, MSh, MAPL MTI dhe organizatat  do të punojnë për politikat e shëndetit që të ulim nivelin e ndotjes së vendit tonë”.

Vesel Makolli, zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se nevojitet sistem i zhvilluar shëndetësor dhe arsimor.

“Fëmija për zhvillimin e plotë të personalitetit të tij duhet të rritët në mjedis familjar, me dashuri dhe mirëkuptim në rrethana kur nuk ka përkrahje nga familje shteti duhet të ofrojë përkrahje atyre fëmijëve. MPMS ka vepruar që fëmijëve me nevoja sociale ti ofrojë mbrojtje. Ministria ka përgatit infrastrukturë ligjore ka zbatuar akte nënligjore dhe është duke kompletuar plane standarde. Një  rëndësi i është kushtuar fëmijëve në nevoja sociale në fëmijërinë e hershme, shumica e lidhin me moshë 8 vjeçare”.

Naser Ramadani, drejtor i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se qytetarët duhet të kenë shërbime më cilësore. Ai përmendi edhe faktorët prej nga varet mirëqenia e shëndetit të popullatës.

“Aspekti human nuk mund të matet në aspektin ekonomik, përsërisja e fëmijërisë atu ku fillojnë problemet duke për zhvillimin social psikik dhe kognitiv fëmijët duhet ndihmuar të rriten në pjesën e shoqërisë dhe duhet filluar në fëmijërinë e hershme kur fëmija duhet të rritet në një ambient përkrahës.

“Në vitin 1999 kemi filluar të merremi me indikatorët kryesor, ku me zbatimin e masave për vaksinim filluam të zbresim numrin e mortalitetit të foshnjave në Kosovë dhe duhet kuptuar shkaktarin për të gjetur zgjidhjen. Shkaktarë të vdekje në Kosovë janë sëmundjet e zemrës, diabeti, dhe kanceri të cilat varen nga ajri, uji. Siç janë edhe mosaktiviteti i bollshëm dhe mos praktikat e  të ushqyerit, droga, pirja e duhanit”.

Image may contain: 15 people, people sitting and indoor

Të ngjashme