Kosovari hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga policia

Prishtinë | 28 Pri 2024 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor afër vijës kufitare gjatë vëzhgimit kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili  nga territori i Serbisë ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme