Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, në seancën e Kuvendit, tha se është duke punuar intensivisht që të mos ketë lista të gjata të pritjes nëpër klinika.
Prandaj sipas tij, disa nga klinikat e QKUK-së kanë filluar punën 24 orë, raporton Ekonomia Online.
“Unë e di që ka probleme të mëdha në shëndetësi kemi filluar me zgjidhjen e tyre, shëlbimi 24 orësh dhe me këtë do të zvogëlohet edhe listat e pritjeve të pacientëve”.
“Ne dje kemi iniciuar fillimin e procedurave për punimin dhe do të sjellin aparaturën në Kosovë sepse nuk ka ardhur në Kosovë qe dy vite e do të vije brenda dy muajsh dhe me ardhjen e aparaturës do të përfundon edhe lista e pritjeve për ndërhyre në zemër.